Gjysmëfinalet kthyese të Kupës së Kosovës përcaktojnë finalistët
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjysmëfinalet kthyese të Kupës së Kosovës përcaktojnë finalistët
Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve në futboll do të zhvillohen sot më 22 prill, ku katër skuadra do të luftojnë për dy vendet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Skuadra e Dukagjinit përballet me Ballkanin, skuadra nga Klina hyn në këtë takim me një avantazh të madh nga ndeshja e parë, pasi ka fituar bindshëm 3-0. Megjithatë, Ballkani nuk dorëzohet dhe synon një rikthim të madh për të shpëtuar sezonin me një trofe.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Ferizaji pret Llapin në një duel që mbetet plotësisht i hapur. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 në favor të Llapit, duke lënë gjithçka të vendoset në takimin e sotëm.
Të dyja ndeshjet pritet të nisin nga ora 15:00, ndërsa emocionet janë në kulm pasi çdo gabim mund të jetë vendimtar për fatin e skuadrave. Fituesit e këtyre përballjeve do të sigurojnë jo vetëm një vend në finale, por edhe një hap të madh drejt sigurimit të pjesëmarrjes në garat evropiane.
Kupa e Kosovës po hyn në fazën vendimtare dhe sot pritet të mësohen dy finalistët që do të luftojnë për trofeun e këtij edicioni.
KosovaPress