Komandani i KFOR-it, Ozkan Ulutash (Özkan Ulutaş) ka thënë se siguria e qëndrueshme në Kosovë në fund të fundit varet nga një zgjidhje politike.
Ai e ka bërë këtë koment në një intervistë për mediet serbe në Beograd, të cilën ua ka shpërndarë medieve në Kosovë, të shtunën.
Për këtë arsye, sipas Ulutash, KFOR vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Deklatarë e komandantit të KFOR-it
PËR MEDIAT SERBE
Ndërkohë, KFOR vazhdon të përmbushë mandatin e tij të kahershëm të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues ndaj sigurisë.
2.
Aktualisht, situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë.
Ne jemi vigjilentë dhe mbajmë një prani të dukshme dhe fleksibile përmes angazhimeve të rregullta me të gjitha komunitetet lokale dhe patrullimeve, përfshirë patrullimet e sinkronizuara me Forcat e Armatosura të Serbisë në të dy anët e Vijës Administrative Kufitare (ABL).
Gjithashtu jam në kontakt të rregullt me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Mojsiloviq, me të cilin kam zhvilluar bashkëpunim shumë të mirë. Kjo ndihmon në ruajtjen e transparencës për aktivitetet tona përkatëse dhe në reagimin efektiv ndaj zhvillimeve të papritura që mund të ndikojnë në sigurinë lokale dhe stabilitetin rajonal.
Mandati i KFOR-it bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk ka një afat përfundimtar. Çdo vendim për të ardhmen e KFOR-it i takon Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës i NATO-s.
KFOR do të vazhdojë të përshtatet sipas nevojës dhe do të mbetet pjesë thelbësore e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për siguri të qëndrueshme në Kosovë.
Kam zhvilluar marrëdhënie shumë të mirë pune me gjeneralin Mojsiloviq dhe pres që ky bashkëpunim të vazhdojë, pasi ndihmon në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
5.6.
KFOR është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Prania jonë është në dobi të të gjithëve. Ne inkurajojmë të gjitha palët të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë drejt pajtimit.
7.
KFOR vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së në mënyrë të paanshme. Iniciativa e përmendur është një marrëveshje trepalëshe ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe institucioneve në Kosovë. NATO nuk është palë në të dhe nuk ka pasur rol në procesin e konsultimit.
NATO mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
10.
Forca dhe qëndrimi operacional i KFOR-it rishikohen periodikisht. Aktualisht nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë rol kyç për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Rreth 600 trupa amerikane janë të dislokuara në kuadër të KFOR-it.
12.
Kur themi se situata në Kosovë është e qetë, por e brishtë, nënkuptojmë dy realitete: mjedisi i sigurisë është stabil dhe nuk ka një model të vazhdueshëm dhune, por tensionet politike ende ekzistojnë dhe çdo incident mund të përshkallëzohet nëse nuk menaxhohet me përgjegjësi.
13.
Forca dhe pozicionimi i KFOR-it rishikohen rregullisht për të siguruar që misioni të mbetet efektiv.
15.
Transformimi i FSK-së ka filluar në vitin 2014 dhe mbështetet nga disa shtete përmes marrëveshjeve bilaterale. Vendimet për prokurime ushtarake janë jashtë mandatit të KFOR-it.
18.
Ne po i monitorojmë nga afër zhvillimet. NATO mbetet e përkushtuar ndaj parandalimit dhe mbrojtjes kolektive. Siguria e personelit tonë është prioritare.
KFOR vazhdon aktivitetet e tij duke zbatuar mandatin e OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.