Mbi 1 mijë ankesa për mbrojtje të privatësisë dhe qasje në dokumente publike janë bërë të Agjencia e shtetit që merret me këto çështje gjatë 2025-s
Regjistrimi i 1 mijë e 85 ankesave të tilla, që është më shumë se çdo vit tjetër, lidhet me
Këtë e konfirmon edhe komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, në një intervistë për KosovaPress.
“Ky numër në rritje i ankesave ka ardhur si rezultat i ndërgjegjësimit qytetar për sa i përket të drejtës për qasje në dokumente publike sidomos dhe mbrojtjes së të dhënave personale, për çka sot kemi mbyllur vitin 2025 dhe e kemi bërë raportin të cilin e kemi dorëzuar në kuvend, me 1085 ankesa të dorëzuara nga qytetarët. Çka vërehet kohëve të fundit te mbrojtja e të dhënave është interesimi i qytetarëve në mbrojtjen e privatësisë së tyre, jo vetëm përmes marrjes së të dhënave nga kamerat, apo edhe këto llojet e ankesave që kryesisht kanë qenë në fillim marketingu i drejtpërdrejtë kur na dërgohen mesazhe apo thirrje telefonike pa pëlqimin tonë. Mirëpo, edhe mënyrën e ndryshimit të të dhënave, qasjes në të dhënat e veta, por edhe keqpërdorimeve të tjera që kanë bërë kontrollues të ndryshëm biznese të ndryshme, institucione publike, por edhe mediat, kur publikojnë të dhënat e qytetarëve të rëndomtë pa pasur bazë ligjore të publikimit të tyre”, ka thënë Sogojeva.“Çështja e marrjes së të dhënave personale përmes kamerave ka qenë një prej bazës së ankesave më të shumta, duke pasur parasysh që edhe është e njohur më lehtë për qytetarin. Në anën tjetër, ka qenë një abuzim total me kamerat nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh që s'ka pasur pothuajse biznes në Kosovë që kamerat i ka të drejtuara nga rruga dhe për fat të keq këto pamje janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren edhe nga Policia e Kosovës si sigurues të rendit dhe qetësisë së të gjithë qytetarëve.. Mirëpo se a ka ende dhe a vazhdon një abuzim me kamerat, vazhdon dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Por, e ceka edhe në fillim, qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen edhe në veprimet e tyre që po i bëjnë në internet të hapur”, ka shtuar ajo.
Një shqetësim i madh në lidhje me mbrojtjen e privatësisë, sipas komisioneres Sogojeva Demaku është siguria e fëmijëve në internet. Ajo e cilëson si alarmante mungesën e edukimit për veprimet në hapësirën digjitale.
“Në këto pesë vite agjencia ka lëshuar shumë gjoba. Kemi lëshuar gjoba ndaj të gjitha institucioneve të cilat nuk kanë zbatuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave apo ligjin për qasjen në dokumente publike. Dhe këtu nuk përfshihet vetëm Agjencia e Inteligjencës, por janë ministritë, janë komunat, janë administrata tatimore, OSHP-ja, KRPP-ja ku kemi lëshuar vendime. kemi gjobitur edhe Këshillin Prokurorial, ku kemi lëshuar vendime detyruese edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, edhe gjykatave të tjera në Kosovë”, ka thënë Sogojeva.
Ky institucion trajton ankesat e qytetarëve, kryen inspektime dhe mund të shqiptojë masa ndëshkuese ndaj institucioneve publike apo subjekteve private që shkelin dy ligjet që rregullojnë këto fusha.