Referimi, ecuria dhe dorëheqja, flet Batatina
Intervista
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Referimi, ecuria dhe dorëheqja, flet Batatina
batatina
31/05/2026 - 09:57
Linku u kopjua

Skuadra e Llapit po kalon një periudhë jo të mirë në Superligën e Kosovës, situata mbetet tejet delikate sa i përket mbijetesës në elitëm pasi ndodhet në zonën e barazhit dhe përballet më 31 maj, në një ndeshje vendimtare ndaj Ferizajt. Ky duel pritet të jetë përcaktues për fatin e sezonit, pasi një rezultat negativ do ta rrëzonte Llapin nga Superliga, duke e dërguar në Ligën e Parë.

Presioni është maksimal mbi ekipin dhe stafin teknik, teksa çdo pikë tashmë ka peshë vendimtare. Përballja me Ferizajn konsiderohet si finale për Llapin, i cili synon me çdo kusht fitoren për të siguruar mbijetesën dhe për të shmangur rënien nga elita e futbollit kosovar.

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, duke folur për KosovaPress, ka vlerësuar ecurinë e skuadrës, duke theksuar se pavarësisht mungesave të rëndësishme, grupi ka funksionuar mirë si tërësi.

“Nëse shohim skuadrën si ekip, gjërat e fundit mendoj që kanë shkuar jashtëzakonisht mirë. Edhe pse kemi pasur disa mungesa për shkak se sulmuesi kryesor, Muhamet Hyseni, i cili ka qenë i dëmtuar, por besoj do të thotë që edhe Edon Sadriu, kemi pasur po ashtu tri ndeshje që s’ka mundur të aktivizohet për shkak të dëmtimit. Por mendoj që skuadra ka funksionuar shumë mirë, ka vepruar shumë mirë. Rikthimi i Ilir Krasniqit mendoj që na ka ndihmuar shumë gjërat e fundit. Pastaj, parasysh po e shohim që është edhe një prej aktorëve kryesorë në lojë, që na, do të thotë, kemi marrë edhe gjashtë pikë të rëndësishme” – ka thënë Batatina.

Megjithatë, tekniku llapjan nuk ka fshehur problemet që ekipi ka hasur gjatë sezonit, sidomos në repartin ofensiv.

Batatina foli edhe për rikthimin e Muhamet Hysenit dhe mungesën e vazhdimësisë së tij në formë.

Trajneri theksoi se përforcimi në sulm erdhi vonë, por ka dhënë efekt në ndeshjet e fundit.

Ndër të tjerash, Batatina, ka shprehur pakënaqësi ndaj referimit këtë sezon, duke theksuar se skuadra e tij është dëmtuar në disa ndeshje nga vendimet e arbitrave. Ai shtoi se sipas analizave të klubit, Llapi ka humbur rreth 10 pikë në kampionat për shkak të këtyre vendimeve.

Në fund, kreu i stolit të Llapit ka hedhur poshtë çdo diskutim për rënien e Llapit nga Superliga, duke theksuar se një skenar i tillë nuk funksionon për të. Ai është shprehur i bindur në cilësinë dhe organizimin e skuadrës.

“Ajo pjesë nuk funksionon te unë si trajner. Ajo pjesë nuk funksionon, që Llapi me rënë, se s’diskutohet. Për arsye se Llapi ka potencial me i luajtur edhe tri-katër ndeshje dhe me i arritur objektivat, me fituar. Thashë, një skuadër të madhe e bën organizimi i madh, një skuadër solide e bën një organizim i mirëfilltë. Unë mendoj që Llapi ka një organizim të mirëfilltë, pa marrë parasysh me kë do të ndeshet. Është një skuadër cilësore, i respektojmë të gjithë kundërshtarët që do t’i kemi, nëse, por besoj që Llapi nuk do të jetë pjesë e barazhit. E them sot që Llapi 99% nuk është pjesë e barazhit, Llapi nuk është pjesë e play-off-it. Por, mbetet, thashë, ndeshja e fundit. Nëse në ndeshjen e fundit Llapi merr tri pikë, nuk do të jetë pjesë e… e play-off-it. Unë besoj fuqishëm që djemtë e dinë që është ndeshje vendimtare në Ferizaj. Dhe nëse ne e fitojmë këtë ndeshje, do të thotë, besoj që matematikisht Llapi do të dalë nga ajo zonë e rrezikut” – përfundoi Batatina.

Me formën aktuale dhe rikthimin e disa lojtarëve kyç, Llapi synon të luftojë për mbijetesën në Superligë, e cila vendoset në përballjen me Ferizajn, që do të zhvillohet më 31 maj, duke filluar nga ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Ferizaj.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026