Numërimi i 23 kutive me vota në Mitrovicën e Veriut po shkon pa probleme
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Numërimi i 23 kutive me vota në Mitrovicën e Veriut po shkon pa probleme
Qendra e Numërimit në Mitrovicën e Veriut është hapur në orën 10 dhe procesi i numërimit po zhvillohet pa probleme.
Sipas informacioneve nga kjo “njësi”e KQZ-së, këtë komunë janë gjithsej 23 kuti votimi për t’u numëruar, prej të cilave 21 janë të vendvotimeve të rregullta, një me vota me kusht dhe një tjetër për personat me nevoja të veçanta.
KosovaPress mëson se deri në orën 12 e 30 minuta është përfunduar numërimi i vetëm një kutie votimi.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë procesit nuk është evidentuar asnjë parregullsi, ndërsa fletëvotimet kanë qenë në rregull, me numra serikë dhe dokumentacionin përcjellës përkatës.
Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Veriut janë angazhuar katër ekipe në ndërrimin e parë dhe po aq në të dytin. Secili ekip përbëhet nga katër deri në pesë anëtarë. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.