7 qershori ishte triumfi i pestë zgjedhor me radhë për VV-në, PDK mbetet e dyta me katër
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
7 qershori ishte triumfi i pestë zgjedhor me radhë për VV-në, PDK mbetet e dyta me katër
kurti faleminderit
08/06/2026 - 17:03
Linku u kopjua

Vetëvendosje nuk i mori votat që i kërkoi, në zgjedhjet e 7 qershorit, por megjithatë, doli e para, bindshëm, duke i ikur me një përqindje dyfishe partisë së dytë, PDK-së. Subjekti që ka për kryetar Albin Kurtin, i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, me 42.91 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, të paktën.

Kjo është hera e pestë me radhë që kjo parti del e para në votime të nivelit nacional, duke tejkaluar kështu rekordin e mëhershëm që e mbante PDK, me katër triumfe.

Në fakt, sipas një observimi që KosovaPress ua bëri rezultateve zgjedhore, LVV ka fituar në çdo proces elektoral në nivel shteti, që nga viti 2019, kur për herë të parë shijoi “ëmbëlsinë” e të qenit më e suksesshmja në zgjedhje. Atëherë, VV pati marrë 26.27 për qind të votave.

Fitorja e dytë ishte ajo e shkurtit 2021, kur mori besimin e 50.28 për qind të kosovarëve.

I treti triumf ishte ai i katër vjetëve më pas, në shkurt 2025, kur doli e para, po ra në përqindje. Kësaj radhë VV nuk hipi mbi 42,30 për qind të votave.

Fitorja e katërt, që doli të jetë edhe më e madhja e Lëvizjes ishte ajo e 28 dhjetorit 2025. Kësaj radhe, Kurtit dhe partisë së tij i besuan 52.1 për qind e elektoratit kosovar.

Asnjë parti më parë, nuk e ka arritur këtë sukses që kapi Vetëvendosje në vetëm 7 vjet kohë.

PDK pati dalë e para katër herë (në një periudhë kohorë 10 vjeçare), më 2007, 2010, 2014 dhe 2017 ani se në këto zgjedhjet e fundit garoi me AAK-në dhe NISMA-n në koalicionin PAN.

LDK i ka fituar dy palë zgjedhje nacionale, që ishin edhe të parat e pasluftës, më 2001 dhe më 2004. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026