Gërvalla dorëzoi kallëzim penal ndaj Snezhana Paunoviqit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gërvalla dorëzoi kallëzim penal ndaj Snezhana Paunoviqit
donika gervalla
16/07/2026 - 15:41
Linku u kopjua

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dorëzoi kallëzim penal ndaj ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq.

Në profilin e saj zyrtar, Gërvalla bëri të ditur se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente.

Ajo tha se deklarata të tilla mbajnë pasoja të rënda historike të luftës së fundit në Kosovë.

“Sot kam deponuar kallëzimin penal ndaj Snezhana Paunoviq. Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike. Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore. Për këtë arsye, në cilësinë e Ministres së Drejtësisë kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente. Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë”, shkroi Gërvalla.

Më 12 korrik 2026, gjatë një interviste të dhënë medias serbe "Kurir" në cilësinë e ministres në Qeverinë e Serbisë,  Snezhana Paunoviq ka deklaruar: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviq do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”

Paunoviqin, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratës së saj, ka shpallur të njëjtën person non grata, me ndalim të përhershëm të hyrjes në apo kalimit tranzit përmes Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026