Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Ministrja
13/07/2026 - 13:41
Linku u kopjua

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir.

Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuciqit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviq, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".

"Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998", deklaroi ministrja serbe gjatë intervistëssë dhënë këtë fundjavë.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare.

Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën.

Deklarata e saj është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026