Çfarë do të ndodh me Vinicius? E ardhmja te Real Madrid në pikëpyetje
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Çfarë do të ndodh me Vinicius? E ardhmja te Real Madrid në pikëpyetje
New Project - 2026-07-20T162733.875
20/07/2026 - 16:27
Linku u kopjua

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madrid ka hyrë në një fazë vendimtare, me klubin dhe lojtarin që kanë nisur bisedimet formale për rinovimin e kontratës.

Dhe në Madrid ka ndryshuar shumë. Me zyrtarizimin e Jose Mourinhos si trajner i ri i Real Madridit, e ardhmja e brazilianit është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Sipas burimeve të Flashscore, kontrata aktuale e brazilianit skadon në verën e vitit 2027, ndërsa palët po diskutojnë një zgjatje pesë vjeçare deri në vitin 2030. 

Pika kryesore e bllokimit mbetet paga. Real Madrid ka ofruar një paketë prej 20 milionë euro neto në sezon, që është rritje nga 17 milionë që fiton aktualisht.

Nga ana tjetër, kampi i Vinicius kërkon një pagë afër 30 milionë eurove në vit, plus një bonus rinovimi të ngjashëm me atë që mori Kylian Mbappe. 

Kjo diferencë ka shtyrë ndërmjetësuesit e lojtarit të testojnë terrenin në Premier League.

Klube si Liverpool dhe Arsenal janë informuar për situatën, edhe pse për momentin bëhet fjalë vetëm për monitorim dhe jo për ofertë konkrete, për shkak të kostos së jashtëzakonshme të operacionit.

Qëndrimi i klubit dhe i lojtarit

Presidenti Florentino Perez nuk dëshiron largimin e tij në asnjë rrethanë. Edhe eksperti Fabrizio Romano ka konfirmuar linjën e klubit: 

"Florentino Perez është plotësisht i përkushtuar për të zgjatur kontratën e lojtarit dhe dëshiron që ai të qëndrojë te Real Madrid. Marrëdhënia mes presidentit dhe lojtarit është e shkëlqyer dhe klubi tashmë ka paraqitur një propozim për kontratë." 

Vetë Vinicius ka qenë i qartë për dëshirën e tij në deklaratat e fundit:

"Real Madrid është klubi i ëndrrave të mia. Kam edhe një vit kontratë, por jam shumë i qetë. Kam besimin e presidentit Florentino Perez." 

Çfarë ndodh nëse nuk ka marrëveshje?

Sipas raportimeve, klubi nuk do të lejojë që Vinicius të largohet falas dhe i ka dhënë ultimatum: ose rinovon para qershorit 2026, ose do të nxirret në treg. 

Nëse nuk arrihet marrëveshja, braziliani do të mund të negociojë një para-kontratë me klube jashtë Spanjës që nga janari i vitit 2027.

Pas një Botërori të mbyllur pa shkëlqim për Brazilin dhe me Spanjën kampione, topi tani është në fushën e Florentino Perez dhe Mourinhos: ta bëjnë Viniciusin lojtarin më të paguar të ekipit, apo ta hapin derën për shitjen më të bujshme të dekadës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026