Milan në hall me Leaon, gjigantët evropianë nuk duan ta transferojnë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Milan në hall me Leaon, gjigantët evropianë nuk duan ta transferojnë
21/05/2026 - 10:11
Linku u kopjua

Portugezi Rafael Leao po kalon një periudhë të vështirë te Milani, ndërsa raportimet nga Italia bëjnë të ditur se klubi kuqezi ua ka ofruar sulmuesin disa prej gjigantëve evropianë, por pa sukses.

Sipas raportimeve të publikuara nga Football Italia, klubet si Arsenal, Manchester United dhe Barcelona nuk janë të gatshme të investojnë shumën e kërkuar për 26-vjeçarin, edhe pse Milan thuhet se ka ulur ndjeshëm pritjet financiare për kartonin e tij.

Leao, i cili dikur konsiderohej ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, po përballet me kritika të shumta këtë sezon për shkak të formës jo stabile dhe mungesës së vazhdimësisë. Raportet në Itali tregojnë se tifozët e Milanit e kanë vërshëllyer disa herë gjatë muajve të fundit, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë seriozisht shitjen e tij gjatë afatit veror.

Megjithatë, e ardhmja e sulmuesit portugez mbetet e hapur, pasi një paraqitje e mirë me Portugalinë në garat ndërkombëtare mund të rikthejë interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026