Kosova U20 siguron medaljen e bronztë në Evropianin e hendbollit në Prishtinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova U20 siguron medaljen e bronztë në Evropianin e hendbollit në Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës U20 ka shkruar histori duke përfunduar në vendin e tretë në Men’s 20 EHF Championship I, të zhvilluar në Prishtinë.
Në ndeshjen për medaljen e bronztë, “Dardanët” mposhtën Italinë me rezultat 26:25, në një duel dramatik që u vendos në sekondën e fundit.
Heroi i Kosovës ishte Olsi Mulaj, i cili shënoi golin e fitores në momentet e fundit të takimit.
Italia pati epërsi në pjesën e parë, por Kosova reagoi fuqishëm në minutat vendimtare dhe arriti rikthimin spektakolar për ta mbyllur garën në podiumin evropian.
Kjo është një tjetër arritje e madhe për këtë gjeneratë, e cila vitin e kaluar përfaqësoi Kosovën edhe në Botërorin U20 në Egjipt.
Në suksesin ndaj Italisë u dallua veçanërisht Suad Pajaziti, i cili realizoi 9 gola nga 9 tentime. Olsi Mulaj kontribuoi me 6 gola, Amar Muqolli me
3, ndërsa portieri Olt Kabashi pati
10 pritje.
Në Men’s 20 EHF Championship I morën pjesë gjashtë kombëtare, ndërsa gjashtë të tjera garuan në nivelin e dytë të këtij kampionati evropian.