Të shtëna me armë zjarri u raportuan sot ndërsa ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump po largohej nga një klub golfi në Florida, raporton New York Post, duke cituar burime.
Sipas burimeve të zbatimit të ligjit, Shërbimi Sekret po heton një incident me të shtëna pranë Trump kur ai po largohej nga klubi i tij i golfit në West Palm Beach Florida.
“Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin”, tha në një deklaratë drejtori i Komunikimit të Fushatës së Trump, Steven Cheung.
Sipas burimeve që folën për New York Post, të shtënat me armë nuk kishin për qëllim ish-presidentin, por dy sulmues kishin në shënjestër njëri-tjetrin.
"Dy persona shkëmbyen të shtëna jashtë fushës së golfit të Trump në West Palm Beach. Të shtënat kishin në shënjestër njëri-tjetrin dhe të shtënat nuk kishin në shënjestër Trump", shkruan gazeta amerikane.