Me qëllim të eliminimit të vonesave dhe qasjes së kufizuar, është lansuar digjitalizimi i jurisprudencës.
Kryeministri Albin Kurti tha se qasja e lehtë dhe e shpejt është obligim i qeverisë.
"Transparenca është një faktor i rëndësishëm i cili vjen si rezultat i digjitalizimit. Kur shërbimet ofrohen online, çdo proces mund të gjurmohet lehtë. Investimi i shtetit në këto kapacitete duhet të jetë i madh", tha Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se kanë filluar digjitalizimin e sistemit të profesioneve të lira. Sipas saj, ky projekt është shembull i përmirësimit të qasjes dhe rrit transparencën.