Barcelona fiton ndeshjen e pestë radhazi në La Ligë
Lexohet për: 1 min.
4343y
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Barcelonës po vazhdon me fitore të njëpasnjëshme në edicionin e ri të La Ligës spanjolle në futboll.

Të përzgjedhurit e Hansi Flick mposhtën sot në terrenin mysafir skuadrën Girona me rezultatin 4:1.

Dy golat e parë u shënuan në pjesën e parë brenda shtatë minutash përmes  Yamal (30,37).

Barcelona në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë përmes Olmi (47) dhe Pedri (64). Stuani ndërkaq realizoi golin e vetëm për Girona në minutën e 80-të.

Barcelona përfundoi ndeshjen me dhjetë lojtarë në fushë pasi Torres në minutën e 86-të u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, skuadra katalanase vazhdon të prijë në tabelë me 15 pikë, pasuar nga Real Madrid dhe Villarreal me nga 11 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025