Tetë emigrantë vdiqën teksa kalonin Kanalin Anglez në veri të Francës, njoftuan sot mediat franceze.
Incidenti në Ambleteuse në rajonin Pas-de-Calais ndodhi gjatë natës, duke çuar në një operacion shpëtimi që solli të mbijetuarit në një sallë sportive lokale.
Sipas mediave, migrantët e shpëtuar përfshinin 55 individë nga Le Portel dhe 61 nga La Becque d'Hardelot.
Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy u ankua për incidentin, duke vënë në dukje kushtet e rrezikshme me të cilat përballen migrantët e parregullt.
Ai bëri thirrje gjithashtu për përpjekje më të koordinuara për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
Por Steve Valdez-Symonds nga Amnesty International në Britaninë e Madhe, kritikoi mungesën e rrugëve të sigurta të azilit, duke thënës se "slogani i qeverisë 'shpartalloni bandat'... kontribuon në numrin e vdekjeve."