Shtime, shtie me armë zjarri në aheng familjar - shoqërohet në polici 24-vjeçari
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Screenshot_20240915_165116_Gallery
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e stacionit në Shtime sot rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion se në Carralevë të Shtimes, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka identifikuar personin me inicialet D.B. (24), tek i cili është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një pistoletë.

Rasti është cilësuar përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024