Dhjetëra të plagosur nga përplasja e trenave në Egjipt
Bota
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua
Tre persona humbën jetën dhe 49 të tjerë u plagosën në një përplasje treni në provincën Sharqia të Deltës së Nilit në Egjiptin verior, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Pesë nga të plagosurit ishin në gjendje të paqëndrueshme pas aksidentit, i cili ndodhi në qytetin e Zaqaziqit të shtunën në mbrëmje, shtoi ministria në një deklaratë.
Drejtoria e Shëndetësisë në Zagaziq tha se dy fëmijë ishin në mesin e viktimave.
Prokurori i lartë i Egjiptit urdhëroi një hetim për të përcaktuar rrethanat e përplasjes, ndërsa kryeministri Mostafa Madbouly formoi një komitet ekspertësh për të hetuar shkakun e saj.
Daljet e trenave dhe përplasjet janë të zakonshme në Egjipt, por autoritetet lokale kanë punuar për vite me radhë për të përmirësuar rrjetin hekurudhor të vendit për të reduktuar aksidentet e trenave. Rreth 2.5 milionë pasagjerë përdorin trena në Egjipt çdo ditë, sipas ministrit të Transportit Kamel El-Vazir. /AA