Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë të lënduar
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024