Të gjitha lajmet
​Kosova e dyta në Ballkanikun e të Amputuarve në futboll
Turneu ballkanik i futbollit të amputuarve uli siparin ditën e sotme, pasi u zhvillua ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi përfundoi me fitoren e ekipit përfaqësues të Kosovës me rezultatin 2-0. Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan në total 3 ndeshje dhe pas grumbullimit të pikëve ekipi kampion u shpall Turqia, që triumfoi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Turneu “Balkan Region Amputee Tournament” u zhvillua nën kujdesin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA dhe ky aktivitet i strategjisë së përgjegjësisë sociale kishte si qëllim të përçonte mesazhin që futbolli është për të gjithë. Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e turneut dhe u ndanë kupat. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi kupën ekipit kampion të Turqisë, kupën e vendit të dytë Kosovës dhe kupën fair-play skuadrës së Shqipërisë. Balkan Region Amputee Tournament: Shqipëri – Turqi 0-11 Turqi – Kosovë 12-0 Shqipëri – Kosovë 0-2
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025