Ngjarjet e datës 18 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
ngjarjetedites
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Pejë organizon tryezën me temën “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Dukagjini” Pejë, ora 10:00-13:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përuron institucionin e rinovuar parashkollor "Xixëllonjat". (Lagjja Pejton Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet diskutimi “10 vjet nga Procesi i Berlinit: Arritjet, mundësitë (e humbura), rruga përpara”. Merr pjesë ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde. (Qendra e Trajnimeve ProCredit, Icon Tower Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet edicioni i parë i panairit të librit “Shtimja 2024”. (Sheshi “Ahmet Shtimja” Shtime, ora 10:00)

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, interviston dëshmitarët: Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t; Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të arsimit parauniversitar;  Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit - ASHI. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024