Muharremaj: Suhareka po bëhet me stadium me standarde ndërkombëtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Minsitrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku të enjten bëri të ditur se është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin e Suharekës dhe se tashmë ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet në këtë impiant sportiv.

Një lajm të tillë e ka mirëpritur Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Ai në “Facebook” ka shkruar duke thënë se ky qytet po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtar

“Ky është lajm i mirë për Komunën e Suharekës. Po bëhemi  me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare, sipas njoftimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Komuna jonë ka bashkëpunuar vazhdimisht, duke dhënë kontribut edhe në ndarjen e parcelës prej 13 hektarëve. Mirëpresim secilin investim që ndodhë në komunën tonë”, ka shkruar Muharremaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024