KQZ: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër votimi, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ do të caktojë qendrat e votimit me kusht dhe listën e tyre do ta publikojë në faqen zyrtare të këtij institucioni, tha zëdhënësi Valmir Elezi, përmes një video-adresimi.

Ndryshimet për votimin me kusht ishin bërë me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme të miratuar në vitin 2023.

“Ky lloj votimi [me kusht] është i mundur sërish, por nuk do të lejohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, tha Elezi.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve është caktuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë politike dhe KQZ-në.

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të jenë të parat zgjedhje të rregullta parlamentare në Kosovë, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025