Deputeti Shala thotë se ka eksploduar kazani në Termocentralin Kosova A, flasin nga KEK-u
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Deputeti Shala thotë se ka eksploduar kazani në Termocentralin Kosova A, flasin nga KEK-u
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka njoftuar përmes një video në rrjetin social Facebook, për eksplodim të kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

“Eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit’, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”, ka shkruar Shala krahas videos së publikuar në Facebook.

KosovaPress është në pritje të përgjigjeve nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast.

Skënder Bucolli, nga KEK e ka mohuar se ka pasur eksplodim në pjesën që po raportohet, porse tha se ka pasur një djegie jashtë saj, që pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.

Sipas tij dëmet janë të vogla dhe të riparueshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024