Biden: SHBA ndihmoi Izraelin të gjurmonte liderin e Hamasit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Biden fshin borxhet për 55 mijë punonjës shtesë
Foto Arkivë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi sot se Uashingtoni zyrtar ndihmoi Izraelin të gjurmonte liderin e Hamasit, Yahya Sinwar.

“Menjëherë pas masakrave të 7 tetorit (2023), unë udhëzova personelin e operacioneve speciale dhe profesionistët tanë të inteligjencës që të punonin krah për krah me homologët e tyre izraelitë për të ndihmuar në gjetjen dhe gjurmimin e Sinwar dhe liderëve të tjerë të Hamasit të fshehur në Gaza”, tha Biden në një  deklaratë.

Deklarata erdhi pasi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee tha se Sinwar u vra në një operacion ushtarak në Rripin e Gazës.

Biden tha se Sinwar ishte përgjegjës për vdekjen e mijëra izraelitëve, palestinezëve, amerikanëve dhe qytetarëve nga mbi 30 vende, duke e akuzuar gjithashtu se ishte organizatori i sulmeve të 7 tetorit në Izrael.

“Kjo është një ditë e mirë për Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe botën”, tha ai.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha: "Ishte me ndihmën e inteligjencës amerikane që shumë nga këta liderë, përfshirë Sinwar, u gjurmuan, u nxorën nga vendet e tyre të fshehura dhe u arratisën".

Duke folur në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në Gjermani me Biden, Sullivan tha: "Sinwar ishte qartazi në arrati".

Biden shprehu gjithashtu mbështetjen për Izraelin për të eliminuar udhëheqjen dhe strukturën ushtarake të Hamasit, duke thënë se "Hamasi nuk është më në gjendje të kryejë një 7 tetor tjetër".

"Tani ekziston mundësia për një "ditë pas" në Gaza pa Hamasin në pushtet dhe për një zgjidhje politike që ofron një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët njësoj. Sinwar ishte pengesë e pakapërcyeshme për arritjen e të gjitha këtyre qëllimeve. Kjo pengesë nuk ekziston më. Por shumë punë mbetet para nesh," shtoi Biden.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe kërcënimi që Hamasi paraqet për Izraelin duhet të eliminohet.

"Sot ka përparim të qartë drejt këtij qëllimi. Hamasi është shkatërruar dhe lidershipi i tij është eliminuar. Ky moment na jep mundësi për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe ajo duhet të përfundojë në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt. Vuajtjet në Gaza marrin fund dhe populli palestinez mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje dhe është koha që e nesërmja të fillojë pa Hamasin në pushtet”, tha Harris.

Në gusht, Sinwar u bë shefi politik i Hamasit, duke pasuar Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran pasi mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, më 31 korrik. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024