Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se kishte përfunduar sulmet ajrore të synuara ndaj objekteve ushtarake iraniane.
Ushtria tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër objektet e prodhimit të raketave që besohet se kanë prodhuar raketa që janë lëshuar në Izrael gjatë vitit të kaluar.
Sulmet ishin në përgjigje të sulmeve të fundit me raketa nga Teherani ndaj Izraelit.
Në lidhje me sulmet, ushtria shënjestroi gjithashtu sisteme raketore tokë-ajër dhe asete të tjera ajrore iraniane, të cilat synonin të pengonin aftësitë operacionale të Izraelit brenda hapësirës ajrore iraniane, theksoi ushtria.
"Operacioni u ekzekutua me sukses, me të gjithë avionët që u kthyen të sigurt në bazë," shtoi IDF.
Ushtria tregoi se posedon një sërë aftësish sulmuese, disa prej të cilave u përdorën në sulmet e së shtunës që synonin asetet strategjike thellë brenda Iranit.
“Tani mund të konfirmoj se kemi përfunduar përgjigjen izraelite ndaj sulmeve të Iranit kundër Izraelit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari në një video- deklaratë.
“Ne kryem sulme të synuara dhe të sakta ndaj objektivave ushtarake në Iran, duke penguar kërcënimet e menjëhershme ndaj shtetit të Izraelit.
Ai shtoi se ushtria izraelite “ka përmbushur misionin e saj”.
"Nëse regjimi në Iran do të bënte gabimin duke filluar një raund të ri përshkallëzimi, ne do të jemi të detyruar të përgjigjemi," tha ai.
Mediat izraelite raportuan se mbi 100 avionë luftarakë izraelitë morën pjesë në sulmin ndaj Iranit. Para se Izraeli të shpallte sulmet e tij, Irani tha se ishte i gatshëm të hakmerrej kundër "agresionit" izraelit.
“Nuk ka dyshim se Izraeli do të marrë përgjigjen e duhur për çdo veprim që do të ndërmarrë”, raportoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, duke cituar burime.
Agjencia citoi gjithashtu burime zyrtare duke thënë se "pretendimet e Izraelit për 100 avionë ushtarakë që marrin pjesë në sulm janë krejtësisht të rreme, pasi Izraeli synon të ekzagjerojë shkallën e sulmit të tij të dobët".
SHBA tha më herët se Izraeli "po kryen sulme të synuara kundër objektivave ushtarake në Iran si një ushtrim vetëmbrojtjeje dhe në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Iranit kundër Izraelit më 1 tetor". /AA