Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”. (Hoteli “Venus”, në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 08:45)
Mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare "Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Evropës Veriore". (Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës, ora 09:00)Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, konstituon komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Mbahet uorkshopi “Bëjeni realitet tranzicionin energjetik, bëni tranzicionin të drejtë — në Kosovë”. (Hotel “Sharri”, Prevallë, Prizren, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” organizon panel diskutimi me temën “Dialogu në labirint”. (Qendra Barabar, Hotel “Grand”, kati i katërt, Prishtinë, ora 13:00)
Drejtoria komunale për Shëndetësi e Mitrovicës Jugore në bashkëpunim me Grupin e Grave Asambliste, në kuadër të fushatës “Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, do të organizojnë marsh. (Nisja nga sheshi “Isa Boletini” deri te sheshi “Adem Jashari”, Mitrovicë, ora 13:00)
Oda e Mjekëve të Kosovës mban Kongresin e Pestë vjetor të mjekësisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 18:00)
Me rastin e përfundimit të misionit, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Luljeta Minxhozi do të organizojnë pritje. (Restoranti “Grand events”, magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, km 3, ora 18:00)