Guvernatori Ismaili në Uashington takoi drejtorin e Departamentit Evropian në FMN
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili gjatë qëndrimit në Uashington ka takuar drejtorin e Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar Alfred Kammer, të cilin e ka informuar mbi zhvillimet në sektorin financiar, avancimin e kornizës ligjore, ecurinë e zbatimit të aktiviteteve në kuadër të programeve me FMN.
Diskutimi u fokusua në masat e ndërmarra nga BQK për të fuqizuar edhe më tej qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke përfshirë kapitalizimin e sektorit bankar, nismat e reja ligjore si dhe asistencat teknike përkatëse që pritet të zbatohen gjatë vitit të ardhshëm në pajtim me objektivat e planit strategjik.
Të dy palët ri-theksuan përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me qëllim të zbatimit me sukses të objektivave dhe projekteve që kanë ndikim pozitiv drejtpërdrejt në sektorin financiar dhe ekonominë e vendit.