Von der Leyen viziton sot Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë si pjesë e turneut në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të shprehur përkushtimin e komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt BE-së.

Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, do të ketë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani nga ora 09:45 dhe kryeministrin Albin Kurti nga ora 11:15.

Para nisjes së turneut të saj, e para e Komisionit Evropian ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e BE-së.

Von der Leyen me ndalesën e parë kishte Shqipërinë më 23 tetor, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbi.  Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi në Podgoricë.

https://kosovapress.com/von-der-leyen-anulon-takimin-me-vuceviq-pas-takimit-te-tij-me-ministrin-rus

Ndryshe, të premten e kaluar, BE miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes prej 6 miliard eurosh.

Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

https://kosovapress.com/von-der-leyen-neser-ne-kosove-qeveria-pret-te-diskutohet-per-perfitimet-e-kosoves-ne-planin-e-rritjes

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024