Bota
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit
Çmimet e naftës ranë në Azi, të hënën. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global i naftës, ra 4.8% më poshtë në 83.18 dollarë (61.89 paund) për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në ShBA ra 5.6% në 80.13 dollarë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress. Kjo rënie e çmimit erdhi pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin e luftës ShBA-Iran, njoftoi një marrëveshje që presidenti Donald Trump tha se do të shihte rihapjen e rrugës kryesore të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se një ceremoni zyrtare e nënshkrimit do të mbahet të premten, më 19 qershor, në Zvicër. Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, konfirmoi në një telefonatë në televizionin shtetëror se një marrëveshje me ShBA-në ishte finalizuar. E, presidenti amerikan, Donald Trump postoi në mediat sociale “le të rrjedhë nafta!”. /
Më shumë nga Bota
Total: 656
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026