“Ndaloni, pendohuni ose përballuni me zemërimin e Zotit”, papa paralajmëron trafikantët e qenieve njerëzore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Ndaloni, pendohuni ose përballuni me zemërimin e Zotit”, papa paralajmëron trafikantët e qenieve njerëzore
PAPA LEoni
12/06/2026 - 15:34
Linku u kopjua

Papa Leon XIV ka paralajmëruar trafikantët e qenieve njerëzore se do të përballen me “zemërimin e Zotit” për shfrytëzimin e dëshpërimit të migrantëve, duke u kërkuar të ndalojnë dhe të pendohen gjatë ditës së tij të fundit në Ishujt Kanarie, një nga pikat kryesore të rrugës së migracionit nga Afrika drejt Evropës.

Gjatë vizitës dyditore në Tenerife, Papa përsëriti thirrjen për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të migrantëve, duke kërkuar që ata të pranohen dhe integrohen në shoqëri. Ai i bëri disa nga deklaratat e tij më të forta deri tani për këtë çështje të ndjeshme politike.

“Thyeni zinxhirët dhe lironi ata që mbani në robëri”, u shpreh Papa duke iu drejtuar trafikantëve të qenieve njerëzore në një takim me organizata humanitare që ndihmojnë migrantët në ishull, shkruan AP, transmeton KosovaPress.

Ai vizitoi Ishujt Kanarie për të nderuar mijëra viktima që kanë humbur jetën në det gjatë kalimeve të rrezikshme nga Afrika Perëndimore drejt Evropës, duke vazhduar një nismë të nisur nga Papa Françesku.

Papa theksoi se shoqëritë pritëse duhet të ndihmojnë dhe integrojnë njerëzit që ikin nga lufta, varfëria dhe ndryshimet klimatike, duke paralajmëruar për “mbytjen e heshtur” të atyre që mbeten të braktisur pas mbërritjes.

“As vetëdija njerëzore dhe aq më tepër ajo e krishterë nuk mund të mbetet indiferente përballë këtyre varrezave të detit”, tha ai, duke shtuar se “çdo jetë e humbur në këto rrugë është një dështim për familjen njerëzore”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026