13 të vrarë nga sulmet ajrore pakistaneze në Afganistan
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
13 të vrarë nga sulmet ajrore pakistaneze në Afganistan
Afganistan
10/06/2026 - 14:56
Linku u kopjua

Afganistani tha të mërkurën se Pakistani ka kryer sulme të reja ajrore brenda territorit të tij, duke vrarë të paktën 13 persona dhe plagosur 14 të tjerë, në një përshkallëzim të ri të tensioneve mes dy vendeve.

Sipas talibanëve, sulmet goditën provincat Khost, Kunar dhe Paktika, duke vrarë civilë, përfshirë fëmijë dhe një grua. Pakistani nuk ka reaguar zyrtarisht.

Sulmet ndodhën një ditë pas një sulmi të militantëve në Pakistan, që shkaktoi përleshje dhe viktima mes forcave të sigurisë dhe sulmuesve.

Sipas AP, tensionet mes dy vendeve janë rritur muajt e fundit, me akuza të ndërsjella për strehim të militantëve dhe sulme ndërkufitare, ndërsa përpjekjet për paqe ndërmjetësuar nga Kina nuk kanë sjellë stabilitet, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026