Në teori, ari konsiderohet një nga asetet më të sigurta në kohë krizash globale. Kur shpërthejnë luftëra, rritet inflacioni ose pasiguria ekonomike, investitorët zakonisht largohen nga aksionet dhe monedhat e paqëndrueshme dhe drejtohen drejt arit, duke e rritur çmimin e tij.
Por këtë herë situata po zhvillohet ndryshe. Pavarësisht një lufte të gjatë mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, çmimi i arit ka rënë ndjeshëm. Nga një kulm prej rreth 5,303 dollarësh për ons në fund të janarit, ai ka zbritur në rreth 4,235 dollarë së fundmi.
Në kushte normale, kjo do ta shtynte arin lart, pasi investitorët e shohin si mbrojtje kundër inflacionit. Por në këtë rast, tregjet po shqetësohen më shumë për një faktor tjetër: normat e interesit.
Banka Qendrore Amerikane (Federal Reserve) nuk po tregon shenja për ulje të menjëhershme të normave të interesit. Përkundrazi, ekziston mundësia që ato të mbeten të larta ose madje të rriten për të frenuar inflacionin. Kjo është shumë e rëndësishme për arin, sepse ai është një aset “pa interes” – nuk gjeneron të ardhura si obligacionet apo depozitat bankare.Një faktor tjetër i rëndësishëm është forcimi i dollarit amerikan. Meqë ari tregtohet në dollarë, kur dollari forcohet, ari bëhet më i shtrenjtë për blerësit ndërkombëtarë, duke ulur kërkesën dhe duke shtyrë çmimin poshtë.
Sipas analistëve financiarë, tregjet aktualisht po ndikohen nga pritshmëria se normat e interesit mund të rriten më tej gjatë vitit, gjë që po e mban arin nën presion. Edhe pse konflikti në Lindjen e Mesme zakonisht do ta rriste çmimin e tij, efektet ekonomike të inflacionit dhe politikës monetare po e neutralizojnë këtë rritje.