SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme për ditën e dytë radhazi
Dëgjoje me zë...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme për ditën e dytë radhazi
SHBA dhe Irani kanë shkëmbyer sulme për ditën e dytë radhazi, duke e afruar Lindjen e Mesme me rrezikun e një lufte në shkallë të plotë.
Sulmi amerikan, që zgjati deri të enjten në mëngjes, thuhet se ishte më i fortë dhe më i gjerë se ai i një dite më parë, ndërsa Irani nuk ka dhënë shumë detaje për dëmet. Një zyrtar indian tha se një sulm amerikan ndaj një tankeri nafte që dyshohej se po shkelte bllokadën mbi portet iraniane vrau tre marinarë indianë, raporton AP, përcjell KosovaPress.
Përplasjet janë të tretat brenda javës, pas sulmeve Iran–Izrael dhe më pas shkëmbimeve SHBA–Iran që goditën vende me baza amerikane në rajon.
Negociatat për përfundimin e konfliktit mbeten të bllokuara, ndërsa Trump paralajmëroi se Irani “do të paguajë çmimin”. Teherani tha se sulmet amerikane e kanë bërë “të pavlefshëm” armëpushimin, pa njoftuar tërheqje prej tij.
Në qendër të krizës është Ngushtica e Hormuzit, ku Irani ka kufizuar rëndë trafikun, duke rritur çmimet globale të energjisë dhe mallrave bazë. Irani tha se ngushtica është mbyllur, por SHBA e kundërshtoi këtë dhe tha se ka kryer operacione për kalimin e anijeve.
Të dy palët mbeten të ndara edhe për programin bërthamor iranian, të cilin SHBA dhe Izraeli e shohin si kërcënim për armë bërthamore.