Protesta anti-imigracion dhe përplasje në Belfast pas sulmit me thikë, liderët bëjnë thirrje për qetësi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Protesta anti-imigracion dhe përplasje në Belfast pas sulmit me thikë, liderët bëjnë thirrje për qetësi
Zjarri
10/06/2026 - 14:58
Linku u kopjua

Liderët në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë thirrje për qetësi pas arrestimit të një burri nga Sudani, i akuzuar për tentim vrasjeje në një sulm me thikë në Belfast që shkaktoi protesta të dhunshme anti-imigracion.

Viktima, një burrë rreth të 40-ave, u plagos rëndë në Belfast dhe ndodhet në spital. I dyshuari 30-vjeçar është akuzuar për tentim vrasjeje dhe posedim të thikës, ndërsa policia tha se nuk ka shenja që rasti lidhet me terrorizëm dhe se nuk kërkohen persona të tjerë.

Pas arrestimit, në disa zona të Belfastit shpërthyen protesta të dhunshme, ku u dogj një autobus dhe u vunë zjarre në automjete e kosha mbeturinash. Autoritetet dhe politikanët kërkuan të mos nxitet urrejtja dhe të mos shënjestrohen komunitete të caktuara.

Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin si “të neveritshëm” dhe bëri thirrje për qetësi, ndërsa policia u kërkoi qytetarëve të mos shpërndajnë pamje të dhunshme në rrjete sociale.

Ngjarja ka ndezur sërish debat të fortë në Britani për migracionin, ndërsa një rast tjetër i mëparshëm vrasjeje në Southampton është përdorur gjithashtu për polemika politike mbi sigurinë dhe imigracionin, shkruan Associated Press, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026