Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit
Foto Ilustruese
Çmimet e naftës ranë në Azi, të hënën. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global i naftës, ra 4.8% më poshtë në 83.18 dollarë (61.89 paund) për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në ShBA ra 5.6% në 80.13 dollarë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Kjo rënie e çmimit erdhi pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin e luftës ShBA-Iran, njoftoi një marrëveshje që presidenti Donald Trump tha se do të shihte rihapjen e rrugës kryesore të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se një ceremoni zyrtare e nënshkrimit do të mbahet të premten, më 19 qershor, në Zvicër.
Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, konfirmoi në një telefonatë në televizionin shtetëror se një marrëveshje me ShBA-në ishte finalizuar.
E, presidenti amerikan, Donald Trump postoi në mediat sociale “le të rrjedhë nafta!”.
https://kosovapress.com/arrihet-marreveshja-e-paqes-shba-iran-trump-hormuzi-te-rihapet-menjehere/