Siguri
Kamera ilegale që lidhet me strukturat paralele gjendet në Leposaviq, largohet nga Policia
Një kamerë ilegale është kapur në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviqit. Sipas burimeve të KosovaPress, e njëjta është vendosur nga strukturat paralele. Ajo kishte qenë e vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta është larguar nga Policia e Kosovës. Bëhet e ditur se kamera u ka shërbyer institucioneve të sigurisë në Serbi për të monitoruar rrugët. Së fundi Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh në veri të vendit.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025