Arrestohet për vjedhje të veturës në Leposaviq
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Arrestohet për vjedhje të veturës në Leposaviq
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 03:10, në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së një veture.

Njësitë policore të Stacionit Policor Leposaviq kanë ndërmarrë veprime operative pas të cilave është arrestuar i dyshuari N.K., 19-vjeç.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor.

Automjeti pas përfundimit të procedurave policore i kthehet pronarit.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025