Bastisje në një shtëpi në Podujevë, ja çka u sekuestrua
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Bastisje në një shtëpi në Podujevë, ja çka u sekuestrua
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 19 janar është bastisur një shtëpi në Podujevë ku janë gjetur substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë me dije se janë sekuesturuar 1.994 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm e 7 peshore të ndryshme.

“Në koordinim me prokurorin është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës të ndryshëm për të substancave narkotike dhe një radio-lidhje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar dy persona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025