Vdiq 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren
Lajme
Lexohet për: 2 min.
policiaekosoves
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ka vdekur të hënën 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se për vdekjen e viktimës, policia është njoftuar nga familjarët.

“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal I Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë  në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit "Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm" të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi I fishekzjarrev), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur. Viktima Abdurrahman Memaj (d.l.13.08.1999), për shkak të plagëve të rënda ishte transferuar në Turqi për shërim”, ka theksuar Bytyqi për KosovaPress.

Ai po ashtu ka shkruar se lidhur me informatën nga hetuesit rajonal është informuar edhe prokurori I shtetit.

25-vjeçari që mbeti i lënduar më 31 dhjetor nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Prizren, ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë, ku edhe vdiq.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Prishtina” dhe Policia e Kosovës e ka pranuar informatën rreth orës 21:33.

Personi që ishte lënduar natën e 31 dhjetorit pas shpërthimit të një pike shitjeje të mjeteve piroteknike në Prizren, është dërguar për trajtim në Turqi.

Pas lëndimit nga zjarri i madh, ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ka qëndruar deri më 6 janar.

https://kosovapress.com/dergohet-per-trajtim-ne-turqi-i-lenduari-nga-fishekzjarret-ne-prizren

https://kosovapress.com/shperthim-ne-prizren-ka-te-lenduar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025