Arrestohen dy persona për keqpërdorim të kartelave bankare në Pejë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Arrestohen dy persona për keqpërdorim të kartelave bankare në Pejë
Foto Ilustruese
4 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot ka zbatuar urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë, ku janë kontrolluar tri lokacione dhe janë arrestuar dy persona, me dyshime për veprat penale keqpërdorim të detyrës zyrtare, lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.

Hetimet lidhur me rastin kishin filluar në muajin korrik 2024 me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit si dhe ka bërë grumbullimin e informatave të nevojshme, duke bashkëpunuar edhe me institucione tjera përmes të cilave është arritur të sigurohen dëshmi të arsyeshme për veprat panele.

Dy persona të dyshuar në këtë rast, një femër dhe një mashkull kosovarë, dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale. Tërheqja e parave dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi për disa muaj.

Gjatë kontrollit të lokacioneve janë gjetur dhe janë sekuestruar gjashtë kartela bankare në emër të personave të tjerë, një telefon, dokumentacion me rëndësi për procedurat hetimore,  dy armë zjarri, një AK-47 dhe një armë e shkurtër për të cilat pas konsultimit me prokurorin e rastit është iniciuar rast i veçantë.

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025