Siguri
Islami: Në mesin e të rinjve serbë që u lanë ne arrest shtëpiak, edhe figura kriminale
Në një zhvillim të fundit në veri të Kosovës, katër të rinj serbë u arrestuan në Mitrovicë, por më pas u liruan me masën e arrestit shtëpiak. Njëri prej tyre, Rastko Nedeljkoviq, është përmendur si një figurë problematike nga qytetarët serbë në këtë rajon. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami përmes një statusi në Facebook ka thënë se, sipas të dhënave nga banorët vendas, edhe pse i ri, Rastko Nedeljkoviq është i njohur për përfshirjen e tij në aktivitete kriminale, si përdorues narkotikësh dhe alkoolist. “Ai gjithashtu është pjesë e grupit famëkeq serb ‘Delije’ dhe në disa raste ka qenë i përfshirë në rrahje. Rastko, që vjen nga Zveçani, njihet për aktivitetet e tij të dyshimta në atë zonë”, shkruan Islami sipër fotografive që ka publikuar në rrjet. Nedeljkoviq, ka pasur raporte të mira me Stefan Nedeljkoviq, i cili është vrarë në Banjska, Vlastimir Radivojeviq, i njohur si "Mami," dhe Lazar Radenkoviq, i njohur si "Proja." Sipas Islamit,të gjithë janë të lidhur me strukturat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. Ai nënvizon se përfshirja e të rinjve në krime është e lidhur ngushtë me dominimin e gjatë të strukturave, për të cilat përgjegjësia bie mbi Milan Radoiciqin dhe të tjerët që drejtojnë këto grupe. Policia e Kosovës të martën ka arrestuar katër të rinj serbë në veri të të Mitrovicës, të cilët dyshohet se kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në patrullim. Të dyshuarit ishin të moshës 21-23 vjeçare.
Më shumë nga Siguri
Total: 427
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024