Kapen armë, para e motoçikleta në Podujevë, arrestohet një 28-vjeçar
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës dje në rrugën "Zahir Pajaziti" në Podujevë kanë ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest për vrasje në tentativë.

Ajo me këtë rast te personi i dyshuar L. K. (28), i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një thikë, sasi të narkotikëve, një motoçikletë.

Policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali në po në të njëjtën rrugë, ku ka sekuestruar një çantë me një shumë parash, një armë zjarri, një motoçikletë etj.

Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprat mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës, si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024