E goditën me tulla një person në Prishtinë, gjykata merr vendim për sulmuesit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve J.M, P.G, P.H dhe M.M për shkak se në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor.

Ekziston dyshimi i bazuar se dje, rreth orës 03:37, në rrugën “Dervish Çollaku” – Zona Industriale në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje brenda diskotekës me A.N, të pandehurit dalin para hyrjes së diskotekës dhe presin derisa i dëmtuari të del jashtë dhe e godasin me mjete të forta (tulla) duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit  lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, ndikimin në dëshmitarë, si dhe të njëjtit mund të përsërisin veprën penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024