Rreth 260 mijë armë ilegale, propozohet mbështetje financiare për ata që e dorëzojnë
Lexohet për: 2 min.
Ibishi-080924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Vrasje, sulme e kërcënimet me armë nuk kanë të ndalur muajt e fundit në Kosovë. E numri i armëve pa leje llogaritet të jetë i madh në duart e qytetarëve të Kosovës. Policia e Kosovës vetëm nga janari e deri në korrik ka konfiskuar 814 armë të ndryshme ilegale, ndërsa gjatë vitit 2023, ka konfiskuar 1392 armë ilegale.

Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi mënyra më e mirë për dorëzimin e armëve, është që institucionet e sigurisë në kompensim t’u japin mjete financiare.

Sipas tij, mund të jenë fonde edhe nga organizata ndërkombëtare.

Ibishi ka thënë për KosovaPress se në baza vjetore Policia e Kosovës konfiskon rreth 1500 armë të ndryshme ilegale. Ndërsa në posedim janë diku rreth 260 mijë armë të ndryshme.

Ndërsa, PK në një përgjigje me shkrim ka theksuar se ka punuar në vazhdimësi për parandalimin dhe konfiskimin e armëve ilegale, duke bërë fushata dhe apele të ndryshme për mospërdorim të armëve të zjarrit.

‘’Policia e Kosovës përmes planeve të saja në vazhdimësi ka punuar për parandalimin dhe konfiskimin e armëve ilegale, si dhe ka bërë fushata dhe apele të ndryshme për mospërdorim të armëve të zjarrit. Gjatë periudhës janar- korrik 2024, janë konfiskuar 814 armë të ndryshme; Gjatë vitit 2023, janë konfiskuar 1392 armë të ndryshme dhe gjatë vitit 2022, janë konfiskuar 1473 armë të ndryshme, ’’ është përgjigjur PK.

KosovaPress ka dërguar disa pyetje edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, më 2 shtator 100 plumba janë shkrepur në lagjen ‘’Aktash’’ të Prishtinës, ku si pasojë mbeti i vrarë Pajtim Gashi gjatë konfliktit mes dy familjeve, Sekiraqët dhe Capat.

E vetëm dy ditë pas vrasjes, në po të njëjtën lagje, u kërcënua me armë punëtori i një lokali.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024