Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq qëndron pas çdo proteste të organizuar nga serbët, përfshirë edhe bllokimin e kufirit me Kosovën. Kështu thotë përmes rrjeteve sociale aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi, ku ka shpërndarë edhe një dokument në të cilin është thirrur.
Sipas këtij dokumenti, del në pah se anëtarja e SNS-së, Slavica Vujaciq është nëj nga organizatoret e bllokadave të kufirit, porse e “maskuar” si kryetare e shoqatës së grave me qendër në Beograd.- The Organizational Council of Protests in Serbia has unveiled the truth: @avucic SNS party is behind every Serb organized protest.
— Kaltrina Kamberi (@ThisisKaltri) September 7, 2024
- A document from the protest organizers points straight to Slavica Vujačić (the SNS member masquerading as a women’s association head based in… pic.twitter.com/ajnXZC9HiZ
Sipas Kamberit, Vujaciq po përdorë një grup grash si kamuflazh për aktivitete kriminale të SNS-së si bllokadat e kufirit.
“Ajo është kryetare e shoqatës së grave të ashtuquajtura “Kosova dhe Metohija”. Një kërkim i shpejtë në Google për Slavica Vujačić konfirmon lidhjet e saj me SNS. E vërteta del gjithmonë në sipërfaqe. Vuçiq dhe SNS e tij kriminale janë pas çdo akti të dyshimtë, përfshirë ato ‘protestat kufitare’ me operativët e tyre të maskuar”, përfundon ajo.Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se, një familjeje, e cila po udhëtonte drejt Gjermanisë, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.
https://kosovapress.com/bllokimi-i-kufirit-me-kosoven-nje-familje-shqiptare-kthehet-me-force-prapa