Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se sot është ngritur aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës për 45 të pandehurit të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Në një konferencë për media, Isufaj tha se për 45 të pandehurit ekziston dyshimi që kanë kryer vepra penale që lidhen me terrorzimin.
Ndërkaq, prokurori Naim Abazi tha se hetimet për këtë rast kanë qenë ndër më komplekset ku janë realizuar mbi 60 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur lidhur me rastin e Banjskës.
Ai tha se janë siguruar qindra dokumete që përmbajnë prova lidhur me këtë sulm.
Ndër të pandehurit, ai theksoi se është edhe Milan Radojçiq.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë të Zveçanit, për çka tha se në vazhdimësi kanë shprehur shqetësimet për mos ngritjen e kësaj aktakuze.