Kërkohet paraburgim ndaj personit të dyshuar për “Kontrabandim me migrantë” dhe “Mashtrim”
Lexohet për: 2 min.
900x600 (1)
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e kësaj komune caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.H., për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe ”Mashtrimi”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Tetor – Nëntor 2021 në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, i dyshuari F.H., është marrë me kontrabandimin e migrantëve, shtetas të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkimit Evropian, pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrje të ligjshme për në këto shtete.

“Ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Tetor – Nëntor 2021 në Ferizaj, duke i fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka vënë në lajthim të dëmtuarën N.L.,  duke i premtuar se do ti siguroj tri viza shengen për të i’a mundësuar hyrjen në shtetin e Zvicrës, në atë mënyrë që ka siguruar tri viza në ambasadën e Rumanisë në Shkup për bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e saj, për të cilin shërbim ka marrë tre mijë e pesëqind (3500) euro edhe pse e ka ditur se Rumania nuk është pjesë e zonës shengen, me këtë do të kryente veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri që nga data 10  Shtator 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024