Arrestohet politikani serb Aleksandar Arsenijeviq
Lexohet për: 1 min.
hpigg
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se Arsenijeviq është arrestuar për prishje të rendit publik, pasi dyshohet t’i ketë fishkëllyer kryeministrit Albin Kurti.

Elshani ka thënë se pas dërgimit në stacionin policor, politikani serb është liruar më pas.

Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot kanë vendosur gurthemelin e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në Leshak të Leposaviqit,i cili do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë.  Kurti u shpreh se Qeveria është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025