Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci tha se gjithë orientimi i kësaj partie është që nesër të zgjidhet presidenti i vendit dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
“Orientimi, synimi, angazhimi jonë është që gjatë ditës së nesërme ne të kemi një president. Ky duhet të jetë synimi i të gjithë neve edhe si qytetar ne jemi të gatshëm t’i japim votat të vazhdojmë tutje në zgjedhjen e presidentit, presidentes me synim që të shmangim edhe një palë zgjedhje”, tha ai.
Ofrimin e 30 nënshkrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për Vjosa Osmanin e kanë demantuar nga presidenca e për këtë shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se e njeh personalisht Learta Hollajn dhe sot i garantoj asaj që Lëvizja Vetëvendosje ofron nënshkrimet për Vjosa Osmanin.
“Unë sot i garantoj votat e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse flasim për nënshkrime të deputetëve nëse themi që nuk është e vërtetë unë sot jam e gatshme në emër të Lëvizjes që do të ofrojmë votat për të vazhduar në garë tutje”, tha ajo.
Nagavci në një konferencë për medie deklaroi se nuk ka dëgjuar nga asnjë parti që ka shprehur qartë se nuk do ta mbështesë Glauk Konjufca për president.
Ajo kujtoi se vitin e kaluar partitë kishin deklaruar se do ta votonin Konjufcën, njësoj si për postin e kryetarit të Kuvendit.
“Nuk kam dëgjuar nga asnjë parti që kanë deklaruar decidivisht se nuk do të ofrojnë mbështetje për Konjufcën, për më shumë neve na kujtohet viti i kaluar kur partitë kanë deklaruar se sikurse për pozitën e kryetarit të Kuvendit do ta nominonin Konjufcën do ta votonin. Pra, jemi në një situatë kur si subjekti fitues i zgjedhjeve me mbështetje qytetare mbi 51% ne kemi pas vullnetin të respektojmë edhe subjektet tjera dhe presim që të ofrojmë mbështetje për kandidatët e tyre”, tha ajo.
Nagavci tha se janë të interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin me presidenten, Vjosa Osmani, por shprehu gaditshmërinë për zgjedhje të reja edhe pse siç deklaroi ajo “nuk është vullneti jonë“.
“ne natyrisht që jemi të interesuar që të vazhdojmë bashkëpunimin në interes dhe në të mirë të qytetarëve. Jemi akoma të gatshëm që të ofrojmë mbështetejn me anë të nënshkrimeve për kandidatët që janë të interesuar të marrin pjesë në zgjedhje ndërkohë që përkundër vullnetit dhe gaditshmërisë sonë dhe gjithë përpjekjeve për të shmangur të zgjedhjet e reja, nëse vijmë në një situatë që për shkak se PDK, LDK deputetët që përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese kanë obligim që të qëndrojnë në sallë dhe të marrim pjesë në përgjegjësitë e tyre si deputetët të Kuvendit me votën e tyre për, kundër apo me abstenim. Nëse deputetët e PDK, LDK, AAK dhe të tjerët vendosin që të mos e respektojnë këtë obligim të tyre të si deputet...ne natyrisht që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja përkundër që kjo nuk është vullneti jonë dhe në këtë situatë sigurisht që jemi të hapur për bashkëpunim edhe me Osmanin”, tha ai.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së tha se përkundër që kanë të drejtë të nominojnë edhe një kandidat për president, këtë nuk e kanë bërë deri tani për të treguar frymën e bashkëpunimit dhe qasjen konstruktive ndaj partive opozitare, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja.
“Ne kemi të drejtë ta niminojmë edhe një kandidat arsyeja pse nuk e kemi sot të njëjtën sepse do të mund ta bënim është pikërisht në tendencën dhe frymën tonë të bashkëpunimit në qasjen konstruktive edhe ndaj partive opozitare me synimin që t’i shmangim edhe një palë zgjedhje”, tha ajo.
Nagavci inkuroi kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku t’i siguroj 15 nënshkrimet e partisë së tij për Vjosa Osmanin, teksa tha se nënshkrimet e nevojshme do t’i ketë edhe nga LVV me qëllim që të vazhdoj gara.
“Në bazë të çkafit e konsideroni i që është kandidate konsensuale.... Abdixhiku unë e inkurajoj të marr 15 nënshkrimet e partisë së tij ndërkohë që ne do të japim nënshkrimet tjera të nevojshme dhe vazhdojmë në garë, deklaratat si po i interpretojmë ne bëhet fjalë jo për zemërgjerësi ne po flism për obligim ndaj qytetarëve”, tha ajo.
Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kandidat për president, ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca./B.Ibishi/