Në Dhomat e Specializuara të Kosovës edhe sot ka vazhduar dhënien e dëshmisë ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser e cila është dëshmitare e mbrojtjes. Ekspertja nga Australia deklaroi se raporti i saj bazohet në një përqindje të vogël të audiove që i ka dosja gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerët në rastin “kundër administrimit të drejtësisë“.
Ekspertja e linguistikës forenzike edhe sot po vazhdon t’iu përgjigjet pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndërsa të akuzuarit seancën e sotme po e ndjekin përmes video-lidhjes.
Më pas, prokurori, Joshua Hafetz tha se ekspertja Helen Fraser kishte analizuar vetëm tetë audio-incizime, më pak se 3% të materialit total. Ai theksoi se kjo do të thotë se ajo nuk ka njohuri për 97% të pjesës tjetër të dosjeve audio, gjë me të cilën Fraser u pajtua.
Dëshmitarja e mbrojtjes më tej deklaroi se pretendimet e raportit të saj janë të bazuara në materialin e vizitave të 3 dhe 6 shtatorit 2023 që janë bërë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.Ekspertja e linguistikës forenzike deklaroi se ata tinguj kanë shkuar përtej asaj që është objektivisht e transkriptueshme.
Nëdrsa, në pyetjen e e ZPS-ë, lidhur me atë nëse transkriptuesi i tyre ka qenë objektiv dhe a ka shënuar mirë tingullin e zhurmës së letrës, këtë më pas e konfirmoi vetë ekspertja.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.